Policia apelon tek qytetarët: Respektoni rregullat e trafikut në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shofer

Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut në të kundërtën rrezikojnë të mbeten pa patentë shofer.

Përmes një postimi Polcia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës kohore janar – mars 2024, 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik dhe 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar – Mars 2024, 2,223 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motoric, 5,013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, ka shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”.

Back to top button