Vranësira dhe mjegull në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit është në ndikimin e zonës me presion të lartë atmosferik e cila po vazhdon të mbajë qëndrueshmëri të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira me mjegull në verilindje.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  -3/8°C

Zonat e ulëta  -2/18°C

Zonat bregdetare 3/16°C.

Back to top button