Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia arreston dy persona në Ferizaj, ishin të kërkuar nga gjykata

Policia e Ferizajt ka arrestuar dy persona cilët ishin të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj, në shtëpinë e tij është arrestuar i dyshuari 19-vjeçar me inicialet E.K. , i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Dhunim”.

Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej dy vjet.

Ndërsa në fshatin Dubravë, është arrestuar i dyshuari tjetër, 18 vjeçar me incialet E.A, i cili po kërkohej për veprën penale “Grabitja”.

Ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button