Policia arreston protestuesit rusë

Policia ruse ka arrestuar rreth 2000 njerëz në gati 50 protesta kundër luftës në Ukrainë.

Një organizatë e pavarur monitoruese ruse, njoftoi se më shumë se 5,000 protestues rusë janë arrestuar tani që nga pushtimi i Ukrainës.

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin njoftoi se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes sipas kohës lokale.
Lidhur me këtë takim, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë të shkurtër televizive se ai nuk pret shumë nga ky takim që do zhvillohet nesër./21Media

Back to top button