Policia bastisi 160 lokalitete, u arrestuan 10 persona

Sot, prej orës 04:00 deri në ora 08:00 policët e Byrosë për siguri publike, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë realizuar aksion kontrolli në tërë shtetin, me qëllim të sanksionimit të veprave penale dhe shkeljeve të Ligjit për armë, Ligjit për gjueti dhe Kodit Penal.
Në kuadër të kontrollit, siç qëndron në njoftimin e MPB-së, janë konstatuar 6 vepra penale, 5 prej të cilave janë nga Kodi Penal.
Janë konstatuar edhe 23 shkelje prej të cilave 17 janë nga Ligji për armë dhe Ligji për gjueti, ndërkaq 6 shkelje kanë të bëjnë me ligje të tjera.
“Janë kontrolluar 160 lokalitete, janë paraburgosur 10 persona, kurse janë arrestuar 5 të tjerë të cilët nuk i kanë respektuar urdhrat ligjor të lartpërmendur. Gjatë kontrolleve janë marrë 18 armë dhe 111 copë municion”, thuhet në njoftim./TV21

Back to top button