LSM: Nesër të pranohen kërkesat për rritje të pagës minimale dhe pagesë të K-15 për sektorin publik

Punëtorët kërkojnë përgjigje pozitive për propozimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe rritje të përshkallëzuar të të gjitha pagave të tjera.
Ky propozim bëhet sipas Marrëveshjes Kolektive dhe Ligjit dhe regres për pushim vjetor për punëtorët në sektorin publik (К-15), si nga deputetët ashtu edhe në takimin e nesërm në Qeveri, porosisin nga LSM dhe kërkojnë që menjëherë të pranohen kërkesat e tyre.
“Në këtë krizë kovidi, ekonomike dhe energjetike nevojitet rritje e pagave, ndërsa këtë e tregon edhe analiza e profesorëve eminentë e cila tregon se rritja e pagës minimale nuk ka efekt negativ ndaj firmave dhe nuk ndikon ndaj uljes së profitit të tyre. Përkundrazi, me rritjen e pagave të të punësuarve, te ata rritet motivimi, ndërsa me këtë edhe produktiviteti me çka nuk vërehen ndryshime në fitimin e firmave ose se që të rritet produktiviteti duhet të rritet paga minimale, ndërsa me këtë do të rritet edhe vlera e shtuar e firmave, gjegjësisht PBB”, thonë nga LSM.
Sipas argumenteve, analizave dhe fakteve, potencojnë, kërkojmë që të hënën të pranohen kërkesat e punëtorëve të cilat janë ekzistenciale dhe të nevojshme që të tejkalohet kjo krizë. /Tv21

Back to top button