Policia deklarohet lidhur me bastisjen në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastitsjen e sotme në veri të Mtrovicës.
Zëvendësdrejtori i policisë për Rajonin E Mitrovicës së Veriut, Veton ELshani tha për portalin rtv21 se bastisja ka ndodhur sot në rrugën Kralj Petri, tek ndërtesat e ashtuquajtura “Vampirush”, në hyrjen 2, në bodrum, ka armë.
“Më datë 07.05.2025, rreth orës 12:50, Sektori Rajonal i Hetimeve, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se në rrugën Kralj Petri, tek ndërtesat e ashtuquajtura “Vampirush”, në hyrjen 2, në bodrum, ka armë. Për të parandaluar asgjësimin apo largimin e provave materiale dhe për shkak të rëndësisë së informacionit, menjëherë kemi shkuar në lokacion. Gjatë bastisjes në këtë lokacion kemi has në; 3 raketa hedhes krahu, 2 helmeta balistike ushtarake, 2 canta ushtarake, 1 gazmaske dhe 1 antiplumb. Nuk ka persona të arrestuar dhe policia është duke punu në identifikim të të dyshuarit apo dyshuarve në këtë rast”, bëri të ditur Elshani./21Media