Policia del me detaje rreth foshnjës së porsalindur e cila u gjet në mbeturina

Policia e Kosovës ka dalë me raport zyrtar lidhur e foshnjën e porsalindur që u gjet brenda një qese në një deponi mbeturinash në Matiqan.
Sipas policisë rastin e kishte raportuar një burrë.
“Më 19.05.2025. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?