Policia demanton Simiçin për dëmtimin e veturave

Policia e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiç, i cili ka thënë se Njësia Speciale e Kosovës kanë dëmtuar me qëllim dhjetëra automjete të serbëve të cilat ishin të parkuara në rrugë, në pikën kufitare në Bërnjak.

”Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të Igor Simic të publikuar në rrjetin e tij social facebook, të titulluar – Primitivizëm i Njësive Speciale të Kosovës në Bërnjakë, i cili pastaj si spekulim i tillë është publikuar edhe në portalin serb Kosovo – online. Në këto shkrime spekulohet se kinse njësitet speciale (NJSO) të PK-së, me rastin e kryerjes së ndërrimeve në kalimin kufitar Bërnjakë, me date 30 shtator 2021 rreth orës 23.30, kinse me qëllim kanë dëmtuar dhjetëra automjete private të parkuara në rrugë, sipas fotografive kinse janë gërvishtur nga zyrtarët veturat në fjalë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë janë bërë verifikimet zyrtare me njësitet relevante në terren dhe është vërtetuar se informacionet e tilla janë të pavërteta, pasi njësitet policore në asnjë rrethanë nuk janë të përfshirë, andaj shkrimet e tilla janë spekulime, të paqëndrueshme dhe të orientuara politikisht, me qëllim të destabilizimit të situatës dhe njollosjes së njësiteve elite të Policisë së Kosovës./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button