Policia dënon afro 1 mijë e 500 shoferë

Për një ditë 41 aksidente në komunikacion

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të policisë vetëm gjatë ditës së mërkurë në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 41 aksidente komunikacioni. 11 prej tyre me të lënduar, ndërsa 30 tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa sa i përket shkeljeve të rregullave në trafik policia më 8 janar ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 455 tiketa trafiku.

E për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 22 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 8 në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button