Policia dhe Inspektorët e Tregut aksion në Prishtinë, kontrollhen 31 Mobile Shop-a, sekuestrohen 118 telefona të mençur

Policia e Kosovës njofton se sot (e martë) ka realizuar në Prishtinë një aksion të përbashkët me inspektorët e Tregut nga MINT, ku janë bastisur 31 lokale /mobil shop dhe janë konfiskuar telefona e paisje tjera tekonologjike.

“operacioni ka rezultuar si në vijim: (31) lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë, (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar, (3) Tablet (IPod), (11) Airpods, (1) lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar), (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”, “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangia nga tatimi”./21Media

Back to top button