“Policia do të patrullojë me armë të gjata në të ardhmen”

I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri foli lidhur me vrasjen e fundit të policit të Policisë së Kosovës në Istog.

Ai deklaroi se kjo është një moment zgjimi që i thotë shtetit që të veprojë, e këtë do ta bëjë duke shtuar edhe armatimin e Policisë së Kosovës.

Haradinaj ka deklaruar se edhe Policia kanë armë të gjata megjithëse nuk përdoren në patrullime të zakonshme, pasi në rrethana normale mjafton pistoleta, shkruan rtv21.tv.

Këto rastet e fundit sipas Haradinajt do ta ndryshojnë protokollin e patrullimit, duke nënkuptuar se Policia në të ardhmen do të kenë edhe armë të gjata, edhe pse ndoshta këto nuk do të ekspozohen gjatë patrullimit./21Media

Back to top button