Policia e Dogana zbulojnë një punëtori për grirjen dhe paketimin e duhanit në Viti

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosoves kanë zbuluar një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit në Viti.

Si rezultat i realizimit të hetimeve të përbashkëta të Policisë së Kosovës, konkretisht Sektorit për hetimin e krimit të organizuar të PK-së me Doganën e Kosovës dhe me autorizim të organeve të drejtësisë sot në Viti-rajoni i Gjilanit është kryer një operacion i bastisjes dhe kontrollit ndaj automjeteve dhe pronave të disa personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se autoritetet kanë sekuestruar mallin dhe pajisjet, si dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kontarbandim me mallra”, “tregti e ndaluar” dhe “shmangia e pagesave dhe tarifave të detyrushme doganore”.

Veprimet e metejme janë në proces dhe po kryhen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente dhe Doganën e Kosovës./21Media

Back to top button