Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 5 mijë gjoba gjatë prillit

Gjatë muajit prill policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5136 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Bëhet e ditur se gjobat e shqiptuara për kundërvajtje kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë, përdorim të telefonit gjatë vozitjes, xhamat e errët, mos përdorimi i rripit të sigurisë, skadim të regjistrimit, drejtim i automjetetit pa patent shoferë etj.

Back to top button