Serbia mbështet përpjekjet e Lajçakut për formimin e Asociacionit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka theksuar se Beogradi vlerëson dhe mbështet shumë përpjekjet e bëra nga i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, për fillimin e procesit të formimit të Asociacionit.

Petkoviq të enjten në takimin që ka zhvilluar së bashku me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ka përcjellë mesazh të qartë nga Beogradi për domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit, të cilin siç thotë ai, serbët në Kosovë e presin që 11 vjet.

Petkoviq dhe Gjuriq përsëritën qëndrimin e Beogradit se draftistatuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja siç është rënë dakord në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, mund të jetë bazë e mirë për vazhdimin e diskutimeve dhe marrëveshjen përfundimtare për të

Lidhur me çështjen e dinarit, Petkoviq theksoi se bisedimet në Bruksel kanë qenë të vështira dhe se delegacioni nga Beogradi ka paraqitur propozimet dhe komentet “për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga vendimi i Prishtinës”, duke thënë se ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht, “sepse vë në pikëpyetje mbijetesën fizike të popullit serb në Kosovë”.

Petkoviqi ka thënë se serbëve në Kosovë po iu shkelen në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut.

Back to top button