Policia e gjen veturën e vjedhur, ishte lënë i parkuar me çelësa në bravë

Me ndërhyrjen e shpejtë të policisë, sot në Butel është gjetur një automjet pasagjerësh tip “Audi”, në pronësi të R.F., i cili rreth orës 15:00 ka denoncuar në Stacionin e Policisë Çair se i është marrë e njëjta. Sipas raporimit, ai e ka lënë veturën me çelësa në bravë, para një lokali në Shkup Veri.
Pas raportimit, efektivët policorë të Departamentit të Çështjeve Kriminale Çair kanë dalë menjëherë në terren dhe pasi janë marrë masat dhe veprimet e duhur, kanë gjetur automjetin të parkuar në rrugën “Guadalajara”.
Pas kontrollit, automjeti i konfiskuar do t’i kthehet pronarit./TV21

Back to top button