Policia e Kosovës apelon pjesëmarrësit në trafik

 

Policia ka bërë thirrje ngasësve të automjeteve që të bëjnë kujdes në rrugë përshkak të reshjeve të mëdha të borës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në thirrjen e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, sot ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë më saktësisht në fshatin Lupç të Podujevës, ku janë lënduar tre persona.

Sipas Instutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të jetë mot  me borë dhe i ftohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 – 8 gradë Celsius./21Media

 

Back to top button