Sot përmbyllet procesi i rinumërimit

 

Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, do të përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ -së, Valmir Elezi.

Ai shtoi se janë në pritje të vendimit të Supremes në mënyrë që të procedojnë me certifikimin e rezultateve.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi./21Media

Back to top button