Arrestohen dy persona në Gjilan

2 persona janë arrestuar në Gjilan për shkak se dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrant’

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë nga Policia Kufitare, pas një hetimi disa mujor, nën dyshimin e bazuar se është duke u kryer vepra penale ‘kontrabandim me migrant’, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Gjilanit, me ç’rast kanë arritur të bëjnë arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: S. R. lindur me 1971 dhe S. A. lindur me 1974

Në njoftim thuhet se personat e lartshënuar dyshohet se kanë kryer aktivitete kriminale, duke iu mundësuar disa shtetasve nga Afgani të migrojnë në mënyrë të paligjshme, duke përdorur territorin e Kosovës si rrugë tranzite për në shtetet perëndimore.

Po ashtu në njoftim thuhet se dyshohet se gjatë kësaj periudhe kohore mbi 100 persona të moshave dhe gjinive të ndryshme janë kontrabanduar për në shtetet perëndimore. Me këtë rast dyshohet se personat e arrestuar kanë kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrant’, Neni 170 i Kodit Penal të Kosovës.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë me datën 26 prill 2017, nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare dhe me asistimin e Njësive Policore të stacionit policor në Gjilan dhe dy njësive të NJSO-së, është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të parë në Gjilan, ku gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit nuk është hasur ndonjë mjet i dyshimtë”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button