Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thërrasin konferencë për media

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me atë të Shqipërisë, sot do të organizojnë një konferencë të përbashkët për media.

Sipas njoftimit thuhet se konferenca e cila nis në oren 11:00 i dedikohet një operacioni të përbashkët në luftën ndaj kontrabandës/trafikimit me armë.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit të Shqipërisë, të cilët do të ndajnë informacione rreth bashkëpunimit dhe operacionit të përbashkët policor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button