Policia e Kosovës dhe EULEX-i ushtruan së bashku

Policia e Kosovës me atë të EULEX-it kanë bërë një ushtrim fushor i quajtur “ Veprimi i shpejtë” në kampin “Vrella”.
Ky ushtrim u përcoll nga afër nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmetin, kryesuesi i misionit të EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark si dhe përfaqësues nga KFOR-i të cilët ishin në cilësi të vëzhgueseve.
Përmes këtij ushtrimi fushor të quajtur “ Veprimi i shpejtë”, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të njësiteve speciale dhe të rendit publik dhe ato të njësiteve speciale nga EULEX-i, demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në bashkërendim dhe komunikim të ndërsjellë, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi./21Media

Back to top button