Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin me fatalitet në Rrugën e Kombit

 

Çifti kosovar dhe vajza e tyre vdiqën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në RRugën e Kombit, i vdekur mbeti edhe një i afërm i familjes. Aksidentit i shpëtoi një tre vjeçare, vajza tjetër e çifit

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga policia e Kosovës.

“Sot, më 14.01.2021 rreth orës 19:00 është pranuar një informatë nga Qendra e Përbashkët e Bashkëpunimit KS-AL në PKK Vermicë, se në ‘Rrugën e Kombit’ në pjesën e Republikës së Shqipërisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona shtetas të Republikës së Kosovës. Ne jemi në kontakt me autoritet policore të Republikës së Shqipërisë dhe për detaje tjera u njoftojmë më kohë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Back to top button