Haskuka thotë se nga nesër do të ketë lehtësim të masave

 

Deri sa qytetarët janë në pritje të vendimeve të reja nga qeveria sa u përket lehtësimit të masave anti-covid, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se këto masat lehtësuese do të hyjnë në fuqi nga nesër.

“Prizreni vazhdon të jetë ndër komunat me rrezikshmëri të ultë dhe me masat e reja gastronomia dhe gjithë operatorët ekonomik do të punojnë deri në orën 22:00. Vendimi i qeverisë hyn në fuqi nga nesër.”, ka shkruar ai në Facebook.

Në anën tjetër ende nuk ka ndonjë konfrimim nga qeveria sa u përket masave të reja. Sot ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë shenja se do të ketë ndryshim të masave por ka deklaruar se ende nuk është marrë ndonjë vendim./21Media

 

Back to top button