Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra për në Serbi

Policia Kufitare e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me pako të duhanit në rrugë alternative që çojnë në Serbi.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë patrullimit, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës, rrugë këto alternative për në Serbi, kanë vërejtur një automjet duke tentuar të kalojë nga Bistrica e Kosovës në fshatin Mure të Serbisë.

Pas konfiskimit, pakot me duhan janë dërguar në terminalin doganor për procedura të tjera.

Ndërsa rasti është iniciuar “Kalim i pa autorizuar i kufirit dhe kontrabandë me mallra”.

“Policia Kufitare e Kosovës me njësitet e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror në patrullim e sipër, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës (rrugë e cila të dërgon në Serbi përmes rrugës alternative) kanë vërejtur një automjet VW Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll. I dyshuari me automjetin e lartcekur (VË) transportonte ngarkesë me pako të duhanit”, thuhet një komunikatën e Policisë.

Back to top button