Policia e Kosovës shprehet e dëshpëruar që s’e mori pagën e 13-të

Sindikata e Policisë së Kosovës kanë njoftuar se më datë 20 dhjetor ka adresuar një kërkesë me shkrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, të shpërblehen me shtesë ekuivalente të një page në këtë fundvit.
“Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës, fillimisht është takuar me Ministrin e Punëve të Brendshme kurse me datë 20.12.2021 ka adresuar një kërkesë me shkrim, që të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, të shpërblehen me shtesë ekuivalente të një page në këtë fundvit. Kërkesa ka qenë shumë e arsyeshme duke pas parasysh se Policia e Kosovës janë bartësit kryesor të sigurisë në Republikën e Kosovës e që duke rrezikuar edhe jetën e tyre kanë kryer me sukses të gjitha Planet Operaative dhe Vendimet e dala nga Qeveria e Republikës së Kosovës duke përfshi këtu edhe Ligjin mbi paradnalimin e pandemisë COVID 19”, thuhet në njoftim.
Tutje, të njëjtit potencuan se kërkesa e tyre nuk u përmbush dhe se marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për shujtë ditore, duke filluar më datë 1 janar 2021, nuk është realizuar.
“Për të gjitha këto që u cekën më lart, Policia e Kosovës për vitin 2021 nuk kam marr asnjë shtesë të cilat kanë qenë të garantuara me ligj. Po ashtu edhe marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shujta ditore të filloj nga data 01.01.2021 e cila nuk është realizuar asnjëherë.Kërkesat tona nuk janë përfillur edhe pse kanë qenë esencilae dhe minimale që të arrihen si dhe nuk kemi marr përgjigje konkrete se pse nuk janë realizuar, duke i anashkaluar Ligjet dhe marrëveshjet në fuqi”, shkruan Sindikata./21Media

Back to top button