A ka pazar këtë të hënë në Gjakovë?

Bazuar në përmbajtjen e këtij artikulli do të keni përshtypjen se titulli ishte për ‘clickbait’, veç sa ta marrim një klikim për ndonjë cent. Por në realitet, nëse jeni ndjekës të emisionit të së dielës “Qejfe Qejfe kjo dynja”, e kuptoni rëndësinë e titullit pyetës. Këngëtari i mirënjohur e tash e një vjet edhe prezantuesi televiziv, Visar Peja, çdo edicion të “Qejfe Qejfe…”, që transmetohet të dielave në RTV21, na kujton se: ” …nesër është e hënë, ditë pazari në Gjakovë”.
E hëna vërtetë që për shekuj të tërë ka mbledhur në Gjakovë tregtarët por edhe bujqit e asaj zone që ofronin për shitje artikujt e tyre, kryesisht ushqimorë e bujqësorë. Në përvjetorin e parë të emisionit të së dielës mbrëma, “Qejfe Qejfe…” në RTV21, Visari ia kujton audiencës se kur është pazar në Gjakovë, njëjtë sikur zakonisht. Këtë e kuptojmë nga promo e emisionit që do të shfaqet në kuadër të skemës programore festive në RTV21.
Se a do ta kenë gjakovarët pushim, apo nëse do të dalin në pazar më 3 janar, nuk mund të jemi të sigurt. Por një gjë është me siguri, se emisioni i ‘Visarit t’Pejes’ – si i thonë gjakovarët – është i mbushur me atmosferë feste e gëzimi. Janë këngëtarë elitarë nga të gjitha trevat shqiptare që performojnë në “Qejfe Qejfe…” e që sjellin këngë të mrekullueshme të muzikës qytetare e popullore, të gjitha të kënduara LIVE.
Këto fjalë mund të vërtetohen. Ju ftojmë që ta ndiqni emisionin “Qejfe Qejfe kjo dynja”, të dielën e 2 janarit në RTV21. Sigurisht se pos muzikës së kulluar shqipe si dhe bisedave që zhvillon Visari, do të na tregojë nëse “të hënën është pazar në Gjakovë”./21Media

Back to top button