Policia e palodhur në shërbim të qytetarëve

 

Patrulla policore po vazhdojnë patrullime të shtuara në tërë vendin me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së pronës, mbikëqyrjes së trafikut rrugor, parandalimin e akteve antiligjore përfshirë edhe realizimin e masave që vazhdojnë të jenë në fuqi për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Patrullimet e policisë në disa raste po mbështeten me inspektorë kompetentë me qëllim që veprimet ndaj bizneseve të jenë sa më profesionale dhe të trajtohen nga kompetentët.

Ndryshe, sipas masave qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga ora 22.30 deri në 05:00 të mëngjesit është i ndaluar qarkullimi për qytetarët dhe veprimtaria e gastronomeve./21Media

Back to top button