Çka do të bëjë Qeveria me marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel?

 

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci sonte në emisionin debatues “Click” u shpreh se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel do të rishikohen.

Në pyetjen e Përparim Grudës, deputeti i VV-së u përgjigj se ka marrëveshje të Brukselit qe nuk po gjenden as në sirtaret e Qeverisë duke shtuar se këtë “e ka thënë kryeministri Kurti”.

“Do të rishikohen të gjitha marrëveshjet sepse këtu është nënshkruar gjithçka dhe kemi marrëveshje të dëmshme”, u shpreh Bajqinovci./21Media

Back to top button