Policia e Rio de Janeiros me numër rekord të vrasjeve

Policia braziliane në luftën kundër krimit

Policia e Rio de Janeiros ka vrarë 1810 persona gjatë vitit 2019, një rekord ky që tregon për një rritje prej 18% në krahasim me vitin paraprak.

Shifrat e publikuara nga Instituti i Sigurisë Publike (ISP) i qeverisë së Rios, tregojnë gjithashtu, se vrasjet me dashje, duke përjashtuar dhunën e policisë, ranë me 19%, në 3995 raste, pasi në vitin 2018 kishte 4950 raste.

Këto të dhëna korrespondojnë me vitin e parë në detyrë të guvernatorit të ri të Rios, Wilson Witzel, i zgjedhur kryesisht për shkak të përafrimit të tij me politikën e sigurisë së presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Back to top button