Presidenti i Finlandës dhuron 200,000 euro për fëmijët e varfër

Presidenti dhuron paratë e mbetura të fushatës

Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhuroi 200,000 euro fëmijëve të varfër për të shpenzuar në arsim.

Sipas mediave finlandeze, presidenti i Finlandës ka vendosur t’u dhurojë shoqatave dhe organizatave humanitare paratë e mbetura pas fushatës presidenciale të vitit 2018.

Ai kërkoi që paratë të shpërndahen për fëmijët e familjeve në nevojë, në mënyrë që ata të sigurojnë libra, kompjuterë dhe pajisje të tjera arsimore të nevojshme.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti i Finlandës mblodhi rreth 1.5 milion euro në formë donacioni.

Back to top button