“Policia e Shtetit!” Biznesemeni rrëfen tmerrin e përjetuar nga hajnat: Më goditën me shkelm fytyrës, më prenë gishtin

Biznesmeni, Nazmi Çangu sot tregoi tmerrin e përjetuar gjatë grabitjes së dhunshme në banesën e tij në Nikël të Krujës, sapo kishin mbyllë sytë pas kthimit nga një darkë familjare.
Ai tregoi sesi tre persona i hynë në dhomë dhe iu afruan te krevati, të cilët iu prezantuan si policia e shtetit.
Siç tha biznesmeni, gruan dhe fëmijët e tij i mbyllën në një dhomë në katin e tretë të shtëpisë, ndërsa me të vijuan torturat për të marrë çelësin e kasafortës.
Grabitësit, që besohet se ishin 10, nuk kursyen dhe akte si prerja e gishtit, por në fund ata vetë e gjetën çelësin.
“Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë: Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan çelësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më goditën në shqelm fytyrës tre herë dhe rashë pa ndjenja. I kërkova ujë 3-4 unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku.
Kërkuan sërish çelësin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese  me 8 mijë që i kisha për një kanal betoni. Me këto fashetat më lidhën te këmbët. Duam çelësin e kasafortës më thanë. I thashë nuk kam çelës, nuk doja t’ja tregoja se e dija ku ishte.
Ai që hipi te rafti ku mori qesen me 8 mijë euro gjeti edhe çelësat e shtëpisë dhe kasafortë. Bërtiti njëri e gjeta. Kishte dhe një kacavidë, e hapën dhe morën ca gjetën. Kanë qenë ca shuma. Kanë pasur automatik dhe pistoletë silenciator. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë”, tha biznesmeni Çangu./oranews
https://youtu.be/P3XLjMU4C9o

Back to top button