Turqia ka spiunuar deputetët gjermanë?

Sipas mediave gjermane

Policia federative e Gjermanisë ja ka tërhequr vërejtjen deputetëve se ndoshta ata janë spiunuar nga shërbimet turke të inteligjencës dhe se siguria e tyre mund të rrezikohet nga turqit. Gazeta gjermane,Die Welt ka publikuar sot raportin, i cili mund të degradoi edhe më tutje tendosjet edhe ashtu të thella mes Gjermanisë dhe Turqisë.

“Zyra e kabinetit të policisë federative ka zhvilluar të ashtuquajtura biseda të sigurisë me disa deputetë javën e kaluar. Bisedat janë zhvilluar rreth vëzhgimit të mundshëm nga ana e shërbimeve turke të inteligjencës dhe rrezikun që mund të paraqesin shtetasit turqë”, u theksua në raport, shkruan rtv21.tv

Policia federative e Gjermanisë nuk deshi të komentoi shkrimin e Weltit. Prokurori Federativ i Gjermanisë në janar ka nisur në lidhje me spiunimin e mundshëm nga ana e imamëve turqë, të cilët qeveria e Turqisë i ka dërguar në Gjermani, e një hetim tjetër në lidhje me spiunazh është nisur në muajin mars./21Media

Back to top button