Gjykata Speciale gatshme të nis punën

Gjykata Speciale për krime lufte do të jetë e gatshme për punë brenda shtatë ditësh, përfshirë edhe trajtimin e rasteve gjyqësore

Fillimi i punës është mundësuar pas harmonizimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave të kësaj gjykate me Kushtetutën e Kosovës. Tani, thuhet se varet nga Gjykata Speciale se kur do të iniciojë aktakuzat e para.

Kryetarja e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja An Power-Forde, shqiptoi Aktvendimin e Gjykatës mbi Referimin e Rregullave të Rishikuara të Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Gjykata vlerësoi njëzëri se Rregullat e Rishikuara janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas gjykatëses,Ekaterina Trendafilova vendimi i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese garanton se Rregullorja përfshin standardet më të larta të të drejtave të njeriut por në të njëjtën kohë i mundësohet Dhomave të Specializuara një sistem të fortë për mbrojtjen e individëve të cilët mund të jenë të rrezikuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në procedura para Dhomave të Specializuara.

“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se Rregullorja e Procedurës dhe e Provave është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ky vendim është i rëndësishëm për institucionin tonë në shumë aspekte” tha ajo./21Media

 

 

Back to top button