Policia futet në pistën e Aeroportit të Prishtinës

Në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ është duke u dyshuar për një mjet shpërthyes.
Njësia Anti-Bombë e Policisë e Kosovës është në vendin e ngjarjes, saktësisht në zonën VIP, ndërsa të njëjtit kanë hyrë edhe në pistën e Aeroportit për të kontrolluar pas alarmit për bombë.
Nuk dihet ende se si është informuar për  mjetin shpërthyes ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një njoftim në lidhje me ngjarjen./kallxo.com

Back to top button