Policia gjen afër 150 mijë euro gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 138 mijë e 850 euro gjatë një kontrollit të një automjeti në Qagllavicë.
Në raportin e saj ditor thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën.
Lidhur me rastin, Policia ka ndaluar një shtetas gjerman dhe një kosovar, të cilët janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa rasti është iniciuar si “shmangie nga tatimi”.
“Njësiti policor gjatë kontrollimit të automjetit me targa vendore ka gjetur dhe sekuestruar një shumë parashë prej 138,850 € (njëqind e tridhjetë e tetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë euro). Lidhur me rasti në stacion policor janë sjell dy të dyshuarit meshkuj njëri shtetas gjerman dhe tjetri kosovar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./21Media