Ambasada e Gjermanisë për RTV21: Një qeveri stabile është me rëndësi jetike

Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, veçanërisht ngërçin institucional që ka krijuar mungesa e formimit të Qeverisë dhe institucioneve të reja, që e çoi vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat janë caktuar të mbahen më 28 dhjetor.
Në prag të zgjedhjeve, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, në një përgjigje ekskluzive për RTV21, ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri stabile dhe plotësisht funksionale.
“Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri që është plotësisht funksionale si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Kosova nuk mund të përballojë të humbasë më shumë kohë. Ashtu siç tha ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, gjatë vizitës së tij në Prishtinë muajin e kaluar, formimi i një qeverie stabile është me rëndësi jetike. Evropa po e vëzhgon këtë nga afër.”
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?