Policia gjen mbetje mortore në lumë, dyshohet se janë të katër burrave të zhdukur

U gjetën mbetje mortore pjesërisht të zhytura në një lumë në Okmulgee të Oklahomas, të premten, gati një javë pas zhdukjes së katër miqve.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ende nuk dihet nëse mbetjet janë të katër burrave që u zhdukën.
Aktualisht, po punohet për t’i rikuperuar ato dhe për të dalë në përfundim nëse ato i takojnë katër burrave.
“Ky proces do të marrë pak kohë, tani ne kemi më shumë pyetje se përgjigje”, ka thënë Joe Prentice.
Ai tha familjet e katër burrave të zhdukur janë njoftuar, të cilët u panë për herë të fundit të dielën.
Një kalimtar njoftoi të premtën autoritetet se pranë lumit kishte gjetur diçka të dyshimtë, menjëherë pas kësaj Policia vendase ka nisur hetimet./21Media
 

Back to top button