Arrestohet sërish Greenwood

Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, është arrestuar nën dyshimin për shkeljen e garancisë.
21-vjeçari është në lirim me kusht pasi u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje,.
“Policia e Manchesterit është në dijeni të një pretendimi në lidhje me një 21-vjeçar që ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe një arrestim është bërë të shtunën më 15 tetor 2022. Hetimet janë duke vazhduar në këtë kohë”, ka thënë Policia.
Greenwood është pezulluar nga United që nga arrestimi i tij fillestar më 2 shkurt.
“Ne hoqëm profilin e tij nga aplikacioni i klubit menjëherë pasi ai u hoq nga skuadra në janar. Kjo ishte me qëllim që të hiqnim Mason nga elementët interaktivë të aplikacionit, siç janë parashikimet e ekipit. Megjithatë, profili i tij nuk u hoq kurrë nga faqja e internetit pasi ai mbetet një lojtar i Manchester United, edhe pse aktualisht nuk është pjesë e skuadrës, ndërkohë që procesi ligjor shpaloset”, ka thënë ekipi në një njoftim./21Media

Back to top button