Policia hap rast për rrahjen e portierit në Gjilan

Policia ka hapur rast për rrahjen e portierit në Gjilan.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se ende nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin.
”Portieri është dërguar në qendrën e mjekësisë në Gjilan, ka lëndime trupore”, ka thënë Hashani.
Policia po e heton rastin.
Sot gjatë ndeshjes në mes Gjilanit dhe Ballkanit disa tifozë hynë në fushë dhe e kanë lënduar fizikisht, portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri./21Media

Back to top button