Presidenti ukrainas reagon ndaj imazheve nga Bucha: Ky është gjenocid

“Ky është gjenocid”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën, duke folur pasi u shfaqën imazhe të trupave të civilëve të shpërndarë nëpër rrugët e Bucha, në veriperëndim të kryeqytetit të Kievit.

Kur u pyet gjatë një paraqitjeje në programin “Face the Nation” të CBS News nëse Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë, Zelensky u përgjigj: “Në të vërtetë. Ky është gjenocid”.

 “Eleminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive,” vazhdoi ai.

Ukraina nuk dëshiron të jetë “nënshtruar ndaj politikës së Federatës Ruse”, tha Zelensky, duke shtuar se kjo “është arsyeja që ne po shkatërrohemi dhe shfarosemi”./21Media

Back to top button