Policia i gjen 36-vjeçarit në veturë armë dhe shufër metalike

Sot në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj është arrestuar një person pasi që përveç që i kishte shkelur masat për mosrespektimin e orarit të lëvizjes i njëjti në vetur kishte edhe arme e shufër metalike.
Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë për shkelje të masës, mos respektimi i orarit të lëvizjes, ndërsa është theksuar se ora ishte 03:10.
“Policia, të dyshuarin me inicialet E.D ( M/K) 36 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa si dëshmi ka konfiskuar , armën, karikatorët, fishekun dhe shufrën metalike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është iniciuar rasti penal “Mbajtje në pronësi, kontrolle, ose posedim i paautorizuar i armës” për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button