Policia i gjen 49 vjeçarit armë dhe municion

Në fshatin Zapluzhë të Dragashit, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe një sasi të madhe e municionit.
Në kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit 49 vjeçar janë gjetur një revole TT me dy karikator , 44 copë fishekë të cal.7.62 mm, një revole e vjetër me këllëf, me qark pa numër, 71 copë fishekë të cal.7.62 mm, një pushkë të gjuetisë dhe dy këllëf për mbajtjen e fishekëve të armës së gjuetisë, 60 fishekë të armës së gjuetisë të cal. 12 mm, 5 gëzhoja të armës së gjuetisë,  një pushkë automatike pa karikator, një pushkë ajrore pa municion, një shkop druri i cili përdorët për vendosjen e armës së gjuetisë, një thikë me këllëf me dorëz të bardhë dhe një brisk xhepi Stainles.
Ndaj të dyshuarit është hapur rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje policore për 48 orë./21Media

Back to top button