Policia i gjen teste të falsifikuara mjekut nga Prizreni

1 min read

Policia e Kosovës ka arrestuar një mjek, specialist i biokimisë, i cili dyshohet se ka falsifikuar teste për COVID-19.

Gjatë inspektimit në laboratorin e tij në Prizren, Policia ka siguruar dëshmi se janë lëshuar dy teste (njërin pozitiv e tjetrin negativ), më datë 06.10.2021, teste Rapid Antigjen SARS-COV-2, të cilat teste dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një laptop, regjistri i pacienteve, një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 negativ dhe një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 pozitiv.

Me vendim të prokurorit, i dyshuar është në ndalim për 48 orë, ndërsa hetime të tjera janë në proces lidhur me rastin./21Media