Policia identifikon 60 lëmosh-kërkues, 33 nga ta fëmijë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj) kazbatuar një plan operativ me qëllim të identifikimit të fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit.
Siç njofton Policia janë identifikuar 60 lëmosh-kërkues, nga të cilët 33 fëmijë.
Sipas njoftimit, në mesin e 33 fëmijëve janë 21 nga Kosova e 12 nga Shqipëria.
Në mesin e të rriturve, 16 nga Kosova dhe 11 nga Shqipëria.
“Të gjithë fëmijët lëmosh-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre dhe të pajisur me dokumente. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve u është plotësuar formulari me shënime dhe janë marre në pyetje familjaret e tyre me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz”, bëhet e ditur në njoftim.
Policia ka iniciuar 18 rate penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” ndaj 22 të dyshuarve./21Media 

Back to top button