“Mbajtja pa leje e armëve”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, arrestohet 32 vjeçari

Një 32 vjeçar u arrestua në Lezhë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.
Policia sot informoi se i arrestuari është A. P., 32 vjeç, banues në Spiten, i cili posedonte dy armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Në bazë të informacioneve të marra rezulton se 32-vjeçari, në fshatin Spiten, Lezhë, kishte qëlluar në ajër, me armët e zjarrit që posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.”, informoi Policia./21Media

Back to top button