Policia identifikon garat ilegale të shpejtësisë në autostradë, gjobitë shoferët me nga 400 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë.

Përmes një postimi policia ka thënë se shoferët që kanë zhvilluar gara ilegale të shpejtësisë janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe 10 muaj ndalim i drejtimit të automjetit.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motoric”, ka shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”./21Media

Back to top button