Policia interviston personin që goditi gruan në QKUK

 

Policia ka identifikuar burrin që mbrëmë gjatë një raportimit live është parë teksa ka goditur një grua, të cilën ishte duke e bartur me karrocë nga QKUK-ja. Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e policicë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se policia ka marrë veprimet e nevojshme.

“Referuar pamjeve në fjalë, policia menjëherë në përputhje me autorizimet saj ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes si dhe hetimit të rrethanave që karakterizojnë rastin.”, ka bërë të ditur Ahmeti për rtv21.tv.

Ajo ka shtuar se policia ka proceduar me intervisitimin e personave të identifikuar.

“Në kontekstin e kësaj menjëherë ka identifikuar palët, ka proceduar me intervisitimin e të njëjtëve dhe ka koordinuar veprimet e mëtejme me prokurorin e shtetit, për të nxjerrë në pah nëse ka elemente të veprës së inkriminuar.”, ka shtuar Ahmeti./21Media

Back to top button