Policia italiane sekuestron jahtet e oligarkëve

Policia italiane ka sekuestruar jahte që u përkasin dy prej oligarkëve më të pasur të Rusisë në një bastisje të premten.
Oficerët kapën një jaht me vlerë 27 milionë dollarë në pronësi të Alexey Mordashov, një aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin dhe njeriu më i pasur i Rusisë, në portin verior të Imperia, thanë zyrtarët për mediat lokale.
Një tjetër jaht, në pronësi të Gennady Timchenko, një tjetër oligark me lidhje të ngushta me Putinin, është konfiskuar në qytetin bregdetar të Imperia, thanë zyrtarët, raporton BBC
Mordashov ka një vlerë rreth 29 miliardë dollarë dhe e ndërtoi pasurinë e tij rreth prodhuesit rus të çelikut Severstal, ndërsa Timchenko vlerësohet të mbajë rreth 17 miliardë dollarë asete dhe e bëri pasurinë e tij në tregtimin e naftës, përcjellë rtv21.tv
Burrat ishin në mesin e 680 individëve dhe 53 entiteteve të dënuara me sanksione nga BE të hënën.
Ka pasur konfiskime të ngjashme në Francë dhe Gjermani këtë javë të jahteve që u përkisnin oligarkëve të tjerë rusë./21Media

Back to top button