Beograd: Mural i Putinit!

Një mural me figurën e presidentit rus,Vladimir Putin, eshte pikturuar sonte ne oret e vona në rrugën e Njegoshit në Beograd.
Fasadat e ndërtesave në kete rrugë dhe nërrugët që kryqëzohen me te, përfaqësojnë një “shtëpi” për disa murale, dhe e para prej tyre, një mural me imazhin e Ratko Mlladiqit, që u shfaq në korrik 2021.
Mirëpo, pas incidentit të nëntorit të vitit të kaluar kur u arrestuan aktivistët e të drejtave të njeriut Aida Qoroviq dhe Jelena Jaqimoviq, përveç personazhit të Ratko Mlladiqit, u pikturuan edhe personazhet e Drazha Mihajloviqit dhe Vojvode Mishiqit.
Më herët mbrëmë, organizatat e djathta në Beograd mbajtën një protestë në mbështetje të popullit rus, ku morën pjesë qindra qytetarë.
Reagime dhe tubime të tilla pasuan pasi Rusia nisi një pushtim të Ukrainës të enjten e kaluar, raporton gazeta Danas e Beogradit./21Media

Back to top button