Kaloni te përmbajtja kryesore

​Policia jep detaje nga aksidenti me fatalitet në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Podujevë një person i cili ishte duke vozitur veturën, dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur biçikletën me vozitës.

Si pasojë viktima ka ndërruar jetë.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke ngarë veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia e godet biçikletën me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin i dyshuari sipas policisë është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button